Sot del para gjykatës Viktor Marku, i cili akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në 11 qershor, pasi ky i fundit në 2006 në Angli i vrau vëllanë, Prel Markun.
Report TV ka mësuar se në dëshminë e Viktor Markut në polici ai ka mohuar të jetë i përfshirë në krim. "Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret."Marku ka qenë i qetë në prezantimin e parë para trupës gjykuese. Ai ka kërkuar nga kamerat që mos filmohet para nisjes së seancës nga gjyqtari Llazër Sallaku.
Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu.