Një tërheqje vëmendjeje për shoqërinë i konsideron ngjarjet e rënda të kohëve të fundit, të rasteve të abuzimit seksual me të mitur psikologia Aurela Agalliu duke e cilësuar mungesën e edukimit seksual, një problem shqetësues për të cilin shoqëria jonë ka nevojë për një lloj edukimi mirëinformues për të eliminuar e shëruar veten sa më shumë nga fenomene të tilla.
Në një intervistë për Report TV, psikologia Agalliu thekson se problemet që hasen në Shqipëri fillojnë që në aspektin kulturor, tek mungesa e vëmendjes e komunikimit të prindërve me fëmijët duke u shndërruar për pasojë deri në ndodhi si ato ku fëmijët e të rinjtë bëhen viktima të abuzimeve të mundshme dhe mbrojtjes së dështuar.?Janë disa faktorë, së pari mentaliteti që ne kemi si shoqëri dhe aspekti kulturor , ku shpesh të rrëfesh problemin tënd stigmatizohesh nga të tjerët, etiketohesh nga të tjerët dhe padyshim ky është një stepje i cili nuk i jep guxim të miturit për ta treguar problemin. Po një faktor i rëndësishëm është sa ndihemi të dëgjuar në familje. Shpesh herë prindërit mund të flasin zgjedhin të flasin për probleme të ndryshme në lidhje me dëshirat e tyre, për është shumë e vështirë të flasësh për çështje që lidhen me edukimin seksual apo format e abuzimit. Duke qene se për vite me radhë ne kemi qenë nën ndikimin të tabuve për të komunikuar në lidhje me seksin, pa dyshim kjo ka bërë të mundur që edhe në familjet shqiptare mbyllja që ata kanë në anën kulturore, të japë një ndikim të drejtpërdrejtë në iniciativën që merr fëmija për të komunikuar e për t?u shprehur me prindërit. Në më të shumtën e rasteve ekziston ky lloj kompleksi i rrëfimit të fëmijës, ...nisur nga frika se prindërit do ta gjykojnë për atë veprim, nuk do ta kuptojë etj", tha Agalliu.