Vjedhja e banesave, krimi më i përhapur, banorët e kryeqytetit të shqetësuar nga azilantët

2020-06-21 1

#tvora #rtvoranews
Nga fillimi i këtij viti në Policinë e Shtetit janë denoncuar një numër i lartë vjedhjesh ku vetëm në 3 muaj janë regjistruar 1020 raste.

Numri më i lartë i këtyre rasteve kanë ndodhur në periudhën janar-maj, ku numërohen rreth 1500 denoncime.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, zbulueshmëria e krimeve është në ulje pasi u dokumentuan 214 vjedhje.

Gjatë kësaj kohe, kebërësit kanë tentuar të grabisin më së shumti banesat e braktisura kryesisht në zonat e thella ose në bregdet.

Felaj: Nga të dyja raportet konfirmohet se veprat penale që kanë tendencë më të lartë rritjeje dhe përhapjeje, janë ato që rriten me vjedhjen. Na ka rezultuar se shqetësimi më i madh i policisë në territor ka të bëjë me vjedhjen, sidomos me banesat e braktisura, apo që janë zonën e bregut të detit, e në zonat e thella.

Krahas kësaj kategorie nuk kanë munguar as rastet e vjedhjeve të banesave në brendësi të kryeqytetit.

Kjo është një nga banesat që gjatë 5 muajve ka rënë pre e vjedhjes, autorët e të cilës ende nuk janë identifikuar, por dyshohen se janë azilantë.

Pronari i banesës në zonën e Babrusë, Asif Islami thotë se nga frika për rikthim të hajdutëve është detyruar të veprojë për të rrethuar shtëpinë me hekura.

Vepra penale e vjedhjes pasohet nga drejtimi i mjetit pa patentë ose në gjendje të dehur e më pas vjen ndërtimi i paligjshëm, pastaj vijnë narkotikët, dhuna në familje dhe shkatërrimi i pronës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vjedhja-e-banesave-krimi-me-i-perhapur-banoret-e-kryeqytetit-te-shqetesuar-nga-azilantet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange