Ora News - Rama refuzon Venecian, PD: Mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë

2020-06-21 0

#tvora #rtvoranews

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama, në kundërshtim me rekomandimet e komsionit të Venecias, po mban në garë për Autoritetin e Medias, Maklen Mishën, i cili bashkë me Erion Veliajn kanë themeluar levizjen potlike G99. Sipas ish-deputetes Albana Vokshi, me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.

Partia Demorkatike akuzon kryeministrin Edi Rama, se po shpërfill dhe po del kundër Komisionit të Venecias, duke cenuar lirinë e medias. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se në kundërshtim të rekomandimeve, qeveria po kërkon të zgjedhë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një person ky thellësisht politik.

''Pëveçse shkelin ligjin me përkatësinë e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë, është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal të vjetërsisë në punë. Me këto kandidime partiake, autoriteti i medias degradon në një gjykatë politike, që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.''

Pavarësia e medias, tha Albana Vokshi, është 1 ndër 15 kushtet për integrimin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/raporti-i-venecias-anti-shpifjen-vokshi-rama-po-ben-loje-te-rrezikshme-kercenon-integrimin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange