TIRANE-48-vjeçari që u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual të një fëmije 5-vjeç pak ditë më parë sot është lënë në burg pa afat. Gjyqtarja Kostika Çobanaqi pranoi kërkesën e prokurorit Tasim Puci duke lënë në burg 48-vjeçarin.
I arrestuari Sokol Kapinova e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t'i futur në shtëpinë e tij, ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.
Ngacmimi seksual ka ndodhur në prani të motrës 7-vjeçare. Denoncimi për ngacmimin u bë nga familja e vajzës, ndërsa 48-vjeçari sot u mbrojt nga një avokat i zgjedhur kryesisht, pasi nuk është në gjendje ekonomike.
Kohët e fundit ka pasur disa denoncime për ngacmime seksuale, teksa rasti më i rëndë ishte ai që u zbulua në një shkollë në Kamzë, kur roja i përdhunoi një 15-vjeçe.