PD: Kandidate politike ne gare per AMA-n

2020-06-21 0

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama është kundër Komisionit të Venecias dhe lirisë së medias. Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se kryeministri po çon përpara planin që Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshilli Mbikëqyrës i RTSH-së të shndërrohen në institucione partiake përmes emërimeve politike në to. Sipas Vokshit, kreu i qeverisë po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias.

?Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s?, tha Vokshi.

Në paketën Anti-Shpifje të propozuar nga qeveria AMA ishte institucioni që vendos për mbylljen e portaleve online. Por sipas PD-së ?Venecia? foli kundër paketës së qeverisë në tre parime pasi rrezikon hapur lirinë e medias dhe të shprehjes, nuk duhet të kalojë me ndryshimet e bëra nga qeveria dhe qeveria duhet të mbështesë një mekanizëm vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

?Fuqitë e reja nuk duhet t?u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën,? citoi Vokshi në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës.

Por ndryshe nga ajo që është rekomanduar, sipas Voshit, Rama stynon që në krye të AMA-s të vendosë një individ politik.

?Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit. Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës,, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt?, tha Vokshi.

Sipas saj asnjëri nga kandidatët për AMA-n nuk përmbush kushtin formal të vjetërsisë së punës.

?Me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës. Media online mbetet burim kryesor i informimit të publikut shqiptar, mjeti kryesor i transparencës së aferave korruptive e kriminale të qeverisjes së Edi Ramës. Prandaj, qëllimi i tij është shuarja e çdo zëri kritik ndaj qeverisjes së dështuar, me gjithë koston e rëndë për shqiptarët se kjo sjellje autokrate e kryeministrit na pengon dhe na vonon rrugën e integrimit europian?, tha Vokshi./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: h...

Free Traffic Exchange