Raportimi i radhes per situaten e covid 19 ne Shqiperi vijon te ngreje sinjalin e alarmin per te shume vigjilence ne zbatimin e masave. Ministria e shendetesise thekson se 71 të infektuarit janë raste të reja, ndërsa shton se ka dhe shtrime të reja në spital, ku ka shkuar në 78 numri i pacientëve te Spitali Infektiv.
Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, një rritje mjaft e lartë krahasuar me ditën e djeshme që ishin 53. Rastet në 24 orët e fundit janë kryesisht të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjies, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpitaliInfektiv#ISHP#TopChannel