#tvora #rtvoranews
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në kuadër të vizitës në jug të vendit, zhvilloi një takim në Bashkinë e Konispolit.
Ai u prit nga Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri dhe morën pjesë në takim Prefekti Flamur Mamaj, deputeti Andrea Marto, Drejtori i PSH Ardi Veliu dhe të zgjedhur lokalë.
Në këtë bashki, prej 1 viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, që i shërben një komuniteti prej mijëra banorësh, të cilët udhëtonin dhjetëra kilometra deri në Sarandë për t'u pajisur me pasaporta apo ID karta.
Prononcimi i ministrit Lleshaj:
''Në kuadër të vizitës në Sarandë, mbërritëm edhe në Konispol, për të parë punën që bëhet në këtë Bashki, në funksion të sigurisë, çështjeve të brendshme, shërbimit ndaj komunitetit.
Shoh me kënaqësi që janë marrë masa të mira. Së pari, ne vizituam zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta, e cila funksionon tashmë prej një viti me efektivitet të plotë, duke ofruar mundësi të mira për qytetarët e kësaj zonë, që detyroheshin të merrin udhë të gjatë për të bërë aplikimin.
Kjo tashmë nuk është e nevojshme sepse aplikimin e bëjnë këtu.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lleshaj-qytetaret-te-vazhdojne-aplikimin-dokumentet-biometrike-duke-zbatuar-masat-e-siguris
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv