#tvora #rtvoranews
Ndërsa numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv me Covid -19 po rritet, Ministria e Shëndetësisë po investon veçanërisht në shërbimin intensiv në spitalet rajonale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi spitalin rajonal të Durrësit, ku deklaroi se është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për kufizimin e përhapjes së COVID19.
?100 shtretër reanimacioni janë duke u vendosur në spitalet tona universitare dhe rajonale. Jo vetëm shtretërit e reanimacionit por një seri aparaturash duke filluar nga respiratorë të lëvizshëm, eko, aspirator për salla, pra një seri setesh të cilat fuqizojnë terapinë intensive. Strategjia jonë është fuqizimi i njesisve të reanimacionit në të gjitha spitalet tona, edhe ato rajonale?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar familjarët e pacientëve që të shmangin sa më shumë vizitat në spitale, pasi prezenca e tyre është një rrezik më tepër për përhapjen e infeksionit.
"Unë e di që kemi pasur disa raste jo vetëm në këtë spital por edhe në disa spitale, ku ardhja e familjarëve ka riskuar në fakt edhe përhapjen e COVID-it. Ndaj duhet të vijojmë me të gjithë forcën tonë për të bindur dhe ndërgjegjësuar familjarë që prezenca e tyre në spital është një risk më tepër për përhapjen e infeksionit. Asnjëlloj neglizhence dhe tolerance në zbatimin e rregullave dhe protokolleve të përcaktuara".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/manastirliu-ne-spitalin-e-durresit-fuqizojme-terapite-intensive-ne-spitalet-rajonale
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv