Në një intervistë për Report Tv ish deputeti i LSI Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Rama se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale të vendit, me kërcënimet që i bën opozitës jashtëparlamentare për grisjen e draftit të Reformës Zgjedhore. Ai thotë se implementimi i kësaj reforme është kushti kryesor për Integrimin, ndaj po zvarritet nga qeveria, e cila sipas tij po pengon futjen e Shqipërisë në BE