A lejohen shqiptarët që të futen në Malin e Zi? Del vendimi i qeverisë - Vizion Plus

2020-06-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Shqiperise dhe te Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për koronavirus. Ky vendim i Qeverisë malazeze, hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit.Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.?Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor?, thuhet në një postim në Tëitter të Qeverisë së Malit të Zi.Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim në hartë jane të shënuar në harte me ngjyre jeshile, qytetarët që duhet të kenë test negativ për koronavirus janë të shënuar në hartë tek shtetet me ngjyre të verdhe dhe qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi, shtete të cilat në hartë janë shënuar më të kuqe.Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.Ditët e fundit, në Shqiperi dhe Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus.Hyrja në Mal të Zi pa kufizime mundësohet për ato shtete të cilat plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.