Mediu: Jam me kedo qe mbeshtet listat e hapura - Vizion Plus

2020-06-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleatet e Lulzim Bashes jane te pakenaqur me marreveshjen per reformen zgjedhore te arritur me ndermjetesimin e ambasadoreve kryesore ne vend. Kryerepublikani Fatmir Mediu nuk e fsheh se kjo nuk eshte marreveshja qe ai priste.FATMIR MEDIUKRYETAR I PR?Absolutisht qe jo. Une nuk mendoj qe reforma zgjehdore nuk ka te beje thjesht me administrimin e procesit.?Nje prej kerkesave nga te cilat opozita nuk duhet te terhiqet sipas Mediut eshte largimi i Edi Rames nga posti i kryeministrit. ?sic ka thene dhe opozita dhe une I qendroj asaj qe ka thene opozita, besoj e ka thene mire ne kohen kur e ka thene duhet patjeter te kete vullnet politik, pa vullnet politik nuk mund te kete zgjehdje te lira e te ndershme dhe mendoj qe fokusi I opozites duhet te jete patjeter krijimi I nje qeverie kujdestare.?Por ne marreveshjen per reformen zgjedhore, opozita ka firmosur qe nuk do ta kushtezoje kete reforme me kerkesen per qeveri kujdestare, ashtu sic ka firmosur qe nuk ka ndryshim sistemi, edhe pse kjo eshte nje prej kerkesave kryesore te aleateve te Partise Demokratike. Sipas Mediut ky debat eshte ende i hapur brenda koalicionit opozitar. ?Mendoja dhe shpresoja qe opozita te kuptonte vleren e diskutimit te sistemit zgjedhor. Kam pasur dhe kam bindjen se sistemi zgjehdor me lista te hapura eshte sistemi me I mire. ?Tek beteja per ndryshimin e sistemit mediu sheh aleate edhe opoziten brenda parlamentit. ?Une jam me kedo qe eshte per lista te hapura. Ajo qe une verej me shqetesim eshte se loja e edi rames ka filluar te afektoje edhe opoziten parlamentare. Une kam komunikuar me disa prej tyre te cilet thone qe jane thjesht e vetem per hapjen e listave, porpozimet per heqjen e koalicioneve apo per ngritjen e pragut electoral jane te disa individeve?Pavaresisht kembenguljes se aleateve, lideri I opozites lulzim basha ka deklaruar se ndryshimi I sistemit do te diskutohet ne nje faze te dyte dhe nepermjet nje referendum, duke e mbyllur keshtu debatin deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.