#tvora #rtvoranews
Rikthimi i rasteve të reja me Covid në qytetin e Korçës ka rikthyer pasigurinë tek biznesi dhe qytetarët.
Nga një vëzhgim që Ora News ka kryer në pazarin e Korçës është konstatuar se bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit janë në situatë mbijetese.
Pronarët e restoranteve dhe bareve shprehen se nuk kanë punë dhe se rrezikohet reduktimi i stafit nëse situata vijon e tillë.
?Situata akoma më shumë po shtrëngohet dhe po bëhet më e vështirë. Është një sforco, po të vijojë kështu do fillojmë me shkurtime?.
Në të njëjtën gjendje janë edhe dyqanet e produkteve shtëpiake. Xhiroja ditore e një dyqani këtë paradite ishte vetëm 1800 lek, por ka edhe nga ata që nuk kanë shitur asgjë.
?Situata është e vështirë, nuk para vijnë njerëzit. Sot kam bërë vetëm 1800 lekë.?
Në një situatë të tillë pronarët e bizneseve thonë se është e nevojshme një paketë e tretë ndihme nga qeveria.
?Këto biznese po bëjnë një sforco të paimagjinueshme. Duhet një paketë e tretë dhe e katërt.?
Edhe qytetarët janë skeptikë për situatën. Në radhët e tyre nuk ka frikë por ata thonë se masat duhen zbatuar për veten në radhë të parë.
?Ajo ne na mori në qafë?.
Korca deri të premten shënoi 9 raste të reja me Covid ndërsa gjasat për shtimin e tyre janë të mëdha kjo për faktin sepse zbatimi i masave të sigurisë nga qytetarët ka rënë, por të gjitha rastet e konstatuara rezultojnë të jenë infektuar në QSUT.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rritja-e-rasteve-me-covid-rrit-pasigurine-tek-bizneset-ne-korce
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv