Stop - Sanitarja hiqet nga puna me sms, pa flete-largimi! (19 Qershor 2020)

2020-06-20 1

Udhëtuam drejt Vlorës për problemin e zonjës Valbona Hysaj, e cila pas 5 viteve punë si sanitare në spitalin rajonal të Vlorës, është hequr pa asnjë fletë-largimi dhe vetëm me një sms nga burimet njerëzore. Valbona shprehet, se për 5 vjet, asjëherë nuk e bënë definitive dhe prej 3 vjetësh, nuk ka firmosur asnjë kontratë. Drejtoresha nuk u shfaq ditën që gazetarja e Stop, ndiqte këtë problem.Shefja e burimeve njerëzore tha, se nuk është larguar nga puna njeri në këtë spital. Por edhe në platformën e bashkëqeverisjes, drejtuesit e spitalit të Vlorës kanë paraqitur një kontratë pune 3 mujore, që mban datën 6 janar 2020, e printuar në të zezë të padallueshme.Eda Grimci, avokate, shpjegon shkeljet e bëra në këtë rast, duke iu referuar kodit të punës.Sipas saj, hartimi i një kontrate 3 mujore pas 5 vitesh pune, është e paligjshme. Po kaq shkelje është dhe procedura e largimit të zonjës.

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/