Report TV -Zgjedhorja/ Ivi Kaso: Marrëveshja ka ngecur pasi PS u tërhoq nga angazhimet e saj për KQZ

2020-06-19 0

Marrëveshja për reformën zgjedhore u arrit më 5 qershor, por për sekretarin për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso fakti që ende nuk është përmbyllur me amendamente ligjore është për shkak se PS është tërhequr nga riformatimi i KQZ. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Kaso tha me këtë marrëveshje nuk u arrit të kishte një reformë të thellë dhe të plotë, por që krijoi disa garanci për opozitën.