#tvora #rtvoranews
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë i cili OSHE-ja do u blejë heceve private, do të jetë me një çmim më të ulet me 12% krahasuar me vitin e shkuar, teksa pritshmëritë e binzeseve ka qenë për çmime të tjera.
I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, sipërmarrësi Mërgim Ymeri tha se ky vendim ishte arbitrat dhe i pakonsultuar me grupet e interesit.
Sipas tij, situata do të jetë dy herë për e rëndë për prodhuesit privatë në sektorin e energjisë por edhe për ekonominë e vendit.
Mërgim Ymeri: ''Vendimi ka qenë arbitrar, i pakonsultuar me ne si grup interesi. Kjo duket edhe më e rëndë në këtë periudhë ku jemi pasi në vitin 2017 ka kaluar mbi një vit e gjysëm duke negociuar një ligj dhe duke diskutuar një ligj i cili ishte i drejtë për të dyja palët. Tashmë në mes të vitit kemi një çmim tjetër. Nëse e shikojmë në një këndvështrim tjetër,kemi kaluar 1 vit e gjysëm me misnitrinë dhe faktorë të jashtëm, kanë suportuar këtë iniciativë dhe ka dalë një ligj i cili ka qenë pak a shumë i drejtë pak a shumë për të dyja palët. Tani gjithë ajo punë me shumë ekspertë të jashtëm e cila është konkluduar me këtë ligj, të hidhet poshtë. Është dy herë më e rëndë për prodhuesit privatë në energji, por edhe për ekonominë e vendit. Jemi në një situatë ku nuk fiton askush, por humbin të gjithë.''
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ymeri-vendimi-i-ere-s-uljen-e-cmimit-blerjen-e-energjise-nga-hecet-private-demton-ekonomin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp