'Mitraloz, kallashnikovë, tritol'/ Kapet autori i sulmit ndaj kompleksit 'Eiffel' detajet e reja

2020-06-19 0

TIRANË- Një arsenal armësh, të fshehura në një banesë në Yrshek, Katund i Ri është zbuluar ditën e sotme, prapa së cilës fshihej një grup i strukturuar kriminal.

1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu, 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë, është sasia e zbuluar, gjithsej 15 armë, e ndërsa është vënë në pranga pronari i kësaj banese Gëzim Haroku, pjesëtar i grupit kriminal.

Free Traffic Exchange