TIRANE-Viktor Marku, i dyshuari kryesor i drejtësisë shqiptare për vrasjen e Hekuran Billës në datë 11 qershor është arrestuar pasditen e sotme në Mal të Zi. Vëllai i Prel Markut u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasjen, ndërsa policia malazeze e prangosi. Tashmë ai pritet që t'i dorëzohet policisë shqiptare nesër në doganën e Hanit të Hotit.