Ora News - Berat: Arrestohet 48 vjeçari, akuzohet për abuzim seksual me një fëmijë 5 vjeçar

2020-06-19 1

#tvora #rtvoranews
Një 48-vjeçar u arrestua në Berat pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 5-vjecareje. Burri është denoncuar nga prindërit e fëmijës me të cilët banonte në një lagje, ku po hetohet për raste të tjera.

Një tjetër rast tronditës i ngacmimeve seksuale me të mitur është shënuar në Berat.

Një 48-vjecar është arrestuar atje me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë-5 vjecare.

Lajmin e konfirmoi Policia e Beratit në një njoftim të shkurtër për ngjarjen, për shkak të ndjeshmërisë.

Burimet thanë se burri i vënë në pranga, i identifikuar vetëm me inicialet S.K, është denoncuar nga prindërit e fëmijës.

Nga vizita mjekësore, ka rezultuar se vajza e mitur ka pasur shenja të ngacmimit por që sipas mjekëve abuzimi nuk ishte finalizuar.

Burimet thonë se 48-vjeçari jeton në të njëjtën lagje me vajzën e mitur dhe njihet nga banorët si një njeri problematik.

Burimet thonë se ai shpesh afrohej e luante me fëmijët e lagjes, por më herët nuk kishte pasur ankesa për sjellen e tij.

Por policia po heton për raste të tjera abuzimi.

Pak ditë më parë, në Tiranë u zbulua një skandal i abuzimit seksuale të një të miture nga roja i shkollës ku ajo mësonte dhe disa bashkëmoshatarë.

65-vjeçari Abaz Doku dhe adoleshentët tashmë ndodhen në burg.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/berat-arrestohet-48-vjecari-dyshohet-abuzim-seksual-me-nje-femije-5-vjecar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange