#tvora #rtvoranews
Në bregdet kadastra ka nisur regjistrimin fillestar të pronave që synon t'i japë zgjidhje çështjes me të nxehtë e problematike që ndër vite ka shkaktuar konflikte të forta!
Kreu i Agjensisë, Artan Lame zbriti Himarë për të sqaruar banorët për procesin që tashmë u hiqet bashkive. Gjithçka do të bazohet në harta digjitale dhe dokumentacion, çka bën të mundur shmangien e mbivendosjeve apo abuzimeve me zhvendosjen e hartave.
''Vetëm pas t'i lihet edhe 2 muaj kohë, secili do vëri gishtin te harta dhe do thotë çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen, do vazhdohet te faza tjetër.''
Banorëve të bregdetit, u kërkoi që punonjësit e shtetit të mos i shohin si armiq por abuzuesit t'i denoncojnë.
''Kam ardhur me këtë mision i ngarkuar nga vetë kryeministri, dhe e kam marrë si sfidë personale dhe pjesë të karrierës sime. As do t'i hyj njeriu në hak, dhe do të mundohemi të bëjmë të pamundurën që askush mos të mbetet në fund që të thotë që më morën tokën.''
Fillimisht po bëhen matjet në terren, ndërsa instituciionet kanë edhe fotografi nga sateliti, çka bën të mundur saktësimin e pozicionit.
Por për shkak të ndjeshmërisë që ka çështja e pronave në Dhërmi nuk munguan as diskutimet nga banorët.
''Problemi i shpërndarjes së tokave që është bërë me ligjin 7501, të gjithë bashkëfashatarët tanë kanë qenë të pakënaqur që në fillim.''
Kadastra hapi zyrë në Dhërmi ndërsa u nënshkua edhe marrëveshja për administrimin e pronave me Bashkinë e Himarës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/regjistrimi-i-pronave-ne-bregdetin-e-jugut-kadastra-hap-zyren-ne-dhermi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp