Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Konferenca e radhës e Partisë Socialiste, ku kryetari Nano ishte i deleguar është zhvilluar sot në Gjirokastër. Kryetari i PS e ka parë të lidhur shtetin me partinë e tij dhe në këtë kontekst është shprehur se nuk mund të ndërtosh një shtet modern pa një parti moderne. Në Gjirokastër tha Nano në fjalën e tij, angazhimet tona do t?i realizojmë 100% dhe do të administrojmë mirë politikisht të gjitha shancet politike.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Besoj se edhe ju jeni të qartë siç u shfaqët edhe këtu, për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, nga pikëpamja e mbylljes së ciklit institucional të normalizimit të pushteteve në Shqipëri?.
Duke analizuar firot në angazhimet elektorale të socialistëve, kryetari i PS tha se ato lidhen me dy faktorë, së pari me nivelin e fundosur ku e kishte zhytur Berisha administratën, si dhe me shpërdorimin e fondeve nga hajdutët e Berishës të cilët sipas Nanos administrojnë rreth 80% të pushtetit lokal. Vetë angazhimi i socialistëve dhe besimi e garancia e partnerëve perëndimor kanë bërë sipas kryetarit të PS që socialistëve shqiptarë t?u ngarkohet misioni i mbylljes së tranzicionit shqiptar./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/