Berisha per viziten ne Kosove - (15 Qershor 2000)

2020-06-19 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Pavarësisht nga mos lejimi i vizitës sime Partia Demokratike do të bashkëpunoj ngushtë me administratën e OKB-së në Kosovë, që të ndëshkohen trafikantët e të mos kenë më ndikime politike siç patën dje?.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i PD Sali Berisha, i cili anulimin e vizitës së tij nga Këshilli Administrativ e lidh direkt me ndikimet e qeverisë shqiptare atje. Berisha deklaroi se nuk ka asnjë qejfmbetje me Kushner, ndërkohë që i është kundërvënë qeverisë.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Reagimin e bën shqiptarët e Kosovës dhe forcat politike në Kosovë, por kjo është një çështje e vizitës së djeshme, vizita tjetër do të jetë më e bukura. Keni parasysh, unë kam gjashtë muaj që po flasë për kusar dhe trafikant. Ata që e bën këtë janë kuasar dhe trafikantë?.

Berisha ka reaguar sot ndaj lejimit të vizitës së Meidanit dhe pengesës së bërë ndaj tij.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Meidani u shoqërua nga Klosi, kryetrafikanti i drogës dhe i armëve në rajon. E pra është e rëndësishme që ne të bashkëpunojmë me këtë administratë në mënyrë që të ndëshkohen trafikantët?.

Po sot kryetari i PD është nisur për në Francë për të marrë pjesë në konferencën vjetore të Partisë Bashkimi për Republikën./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/