Protokolli i zgjedhjeve drejt finalizimit, partitë zotohen se do i respektojnë masat mbrojtëse

2020-06-19 0

Në fillim të javës së ardhshme do të mësohet përmbajtja finale e protokollit për zgjedhjet ku do të përfshihen masat mbrojtëse për virusin. Ministri Venko Filipçe thotë se rekomandimet e deritanishme vlejnë njëjtë si për hapësira të hapura, ashtu edhe për hapësira të mbyllura.

Kërkesa e fundit është që (protokollit) t?i jepet një formë pak më ndryshe, por, jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe e gjitha do të finalizohet në dy-tre ditët e ardhshme - tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sqarojnë se pikërisht brenda javës së ardhshme do të mësohen edhe rregullat e votimit të personave që janë të infektuar, në izolim dhe në vetizolim.

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar listën e nëpunësve shëndetësor të cilët do të realizojnë votimin e këtyre personave. Këto këshilla zgjedhor do të përbëhen nga tre nëpunës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike. Nëpunësit shëndetësor të përfshirë në këtë proces, fillimisht do të trajnohen nga KSHZ-ja.

Në secilën komunë do të ketë të paktën nga një ose dy këshilla për votimin e personave në izolim dhe vetëizolim por varësisht numrit të tyre, mund të shtohet edhe numri i këshillave zgjedhor.

Ndërkohë, dy partitë më të mëdha politike zotohen se do të respektojnë të gjitha rekomandimet e ekspertëve shëndetësor gjatë periudhës së fushatës. Komunikimi kryesisht paralajmërohet të jetë virtual.

Me qëllim të mbrojtjes se qytetarëve për virus korona, LSDM-ja do të drejtojë fushatë pa ngjarje me më shumë se 50 persona në hapësira të hapura, pa ngjarje me më shumë se 30 persona në hapësira të mbyllura, pa mitingje, pa aktivitete ?derë më derë -u shpreh Kosta Petrov, nënkryetar i LSDM-së.

Fushata e VMRO-DPMNE-së do të bazohet në parimin se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha dhe ne si parti e përgjegjshme politike do të bëjmë gjithë çfarë mundemi, në përputhje me udhëzimet e atyre që e njohin më mirë këtë fushë, ta ruajmë shëndetin e tyre -deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Fatlume Dervishi

Free Traffic Exchange