Janeva ballafaqohet me proces të ri para-hetimor për bonuset e shpërndara në PSP

2020-06-19 0

Pas aktgjykimit për rastin ?Reket?, ish prokurorja speciale ballafaqohet me proces të ri para-hetimor për shpërndarjen e bonuseve në PSP. Këtë e konfirmoi personalisht prokurorja Vilma Ruskoska. Parregullsi në pagesën e kompensimeve të larta kishte konstatuar edhe Revizioni shtetëror.

Siç mëson Alsat, revizorët kanë bërë dy raporte për bonuset - njëri duhet të bëhet publik, dhe tjetri është klasifikuar vetëm për nevojat e prokurorisë, sepse Janeva e ka deklaruar si sekret shtetëror mënyrën e shpërndarjes së bonuseve. Sipas informacioneve tona, revizorët kanë vërejtur mospërputhje në mënyrën e pagesës së bonuseve, të cilat përshkruhen në detaje në dokumentin e klasifikuar të Entit Shtetëror të Revizionit.

Përndryshe, në PSP-në e shuar, bonuset u shpërndanë në mijëra euro. Janeva mori më së shumti para për konfidencialitet edhe atë 157 mijë euro. Prokurorët tjerë special morën bonuse midis 70,000 dhe 100,000 euro.

Nga ana tjetër dënimi për rastin ?Reketi? u transferua në arenë politike. VMRO DPMNE-ja kërkoi nga prokuroria që Zoran dhe Vice Zaevi të thirren për këtë rast.

Zoran Zaevi është macja e bardhë dhe Prokuroria publike nuk guxon të hapë procedurë ndaj tij, edhe pse të gjitha indikacionet çojnë drejtpërdrejtë te ai. Prokuroria publike, për të cilën ishte relevante dhe hapi procedurë sipas dëshmisë së Ninxhës, tani hesht për indikacionet që i jep Bojan Jovanovski -tha Orce Gjorgjievski- VMRO DPMNE.

Veti lideri i LSDM-së Zoran Zaev dj iu kundërpërgjigj akuzave të të dënuarit Boki 13 duke thënë se Jovanovski gënjen pasi ai nuk i ka ndihmuar në rastin ?Reket?.

Igor Stefanovski

Free Traffic Exchange