Kushner reagon per viziten e Berishes ne Kosove (14 Qershor 2000)

2020-06-19 0

Ka përfunduar pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Tranzitor të Kosovës të drejtuar nga Kushner, qëllimi i së cilës ka qenë diskutimi i ndalimit të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për të vizituar Kosovën. Benard Kushner ka deklaruar mbrëmë menjëherë pas mbledhjes në një konferencë të përbashkët të shtypit të UMNIK-ut dhe KFOR-it se: " Unë preferoja që në një situatë të tensionuar dhe kërcënimesh që janë bërë Berisha t'a shtyente këtë vizitë.
Zëdhënësja e UMNIK-ut Susan Manuel ka sqaruar menjëherë pas mbledhjes aspektin ligjor të ndalimit të liderit të Partisë Demokratike në Kosovë. Ajo ka shpjeguar se nuk ka asnjë ligj specifik për moslejimin e një lideri politik që të vizitojë Kosovën, por sipas saj ekziston një ligj, rregullorja numër 2 e së cilit i jep të drejtën UMNIK-ut të mos lejojë futjen në Kosovë të askujt që mund të prishë rendin publik.

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/