" Kudo që shkon Berisha çon ngatërresa. Politika ndërkombëtare kërkon që mos të mbartet ky sherr apo kjo politikë destabilizuese që provokohet herë pas here nga Sali Berisha dhe të mbartet në Kosovë. Atij i është thënë kaq herë që nuk je i dëshiruar në Kosovë dhe do të thotë se kur nuk je i dëshiruar në Kosovë duhet kuptuar që nuk je as në Shqipëri. Ashtu siç u tha në vitin 1998 që nuk je i dëshiruar, ai me kokëfortësinë e vet deklaroi dhe para kamerave tuaj që "unë çfarë them e bëj". Policia shqiptare do të harxhonte gjithë ato para për të ruajtur apo garantuar integritetin e turmës së Berishës, por NATO patjetër që nuk është si vëzhguese në Kosovë. Ajo është për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe ai duhet të kuptojë që NATO është i vendosur që serbët të mos rikthehen në Kosovë."
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/