Përbërësit:
200 g makarona
150 g spinaq
1/4 avocado
1 lugë parmigiano
1 lugë fara pishe
1 thelp hudhër
Piper
50 ml vaj ulliri
½ limon lëngun
Vendosim makaronat të ziejnë me ujë dhe kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan kaurdisim spinaqin me vaj ulliri dhe pak kripë. Vendosim në blender spinaqin, djathin, avokadon,farat e pishës, hudhër, piper, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Shtojmë pak ujë nga makaronat për të rregulluar trashësinë e salcës. Në fund e shtojmë makaronat e ziera, e përziejmë me kujdes dhe e shërbejmë në pjatë me më shumë djathë nëse keni dëshirë .
#tring #tringbuzeqesh #shohTring #receta #2minuta #krepa
Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDig...
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/www.instagram.com/tring_albania/igital/ Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/