TIRANE-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjetur vetëm 6 subjekte në shkelje në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë edhe pse numri i të infektuarve është në rritje dhe shkeljet janë të shumta.
Sipas njoftimit janë realizuar 1820 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit dhe janë marrë vetëm 6 masa administrative me gjobë në markete, bar kafe, furra buke, klinika dentare, parukeri etj.
Subjektet janë gjetur në shkelje, sipas ISHSH duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dy 2 masa administrative janë marrë në qarkun e Tiranës, 3 në qarkun Durrës dhe një në Fier.
Ndërkohë që në Durrës në 24 orët e fundit janë vendosur 53 gjoba ndaj makinave për shkelje. Policia njofton se në vijim të planit të masave ushtruan kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë ruajtjen e distancës fizike.
53 drejtues makinash janë kapur me shkelje për mosrespektim të protokollit të sigurisë duke u gjobitur.