Reforma Zgjedhore, Meta: Lë për të dëshiruar, por palët t'i qëndrojnë që të mos mbyllet dera e BE-së

2020-06-19 0

Ilir Meta kërkoi nga palët që ti qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai tha se nëse mbyllet dera e BE-së dihet kush është përgjegjësi, duke nënkuptuar shumicën socialiste. "Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t'i qëndrojnë marrëveshjes, e cila padyshim që mund të lërë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.

Por është koha për të kuptuar këto shqetësime të partnerëve që kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur për Shqipërinë, nëse dera mbyllet shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë për këtë cështje. Shpresoj që të ketë reflektim të shpejtës dhe të ecim drejt zgjedhjet e ardhshme, do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë" tha ai.