Gjirokastër/ Vrau bashkëfshatarin për një pelë! Lihet në burg 67-vjeçari: Ndodhi aksidentalisht

2020-06-19 14

GJIROKASTËR- Ka dalë këtë të premte para gjykatës së Gjirokastrës, 67 vjecari Janaq Koleta i cili dy ditë më parë vrau fqinjin e tij në fshatin Labove të Zhapës. Gjyqtarja Blerta Çibuku vendosi masën e sigurisë arrest me burg pavarësisht pretendimeve të autorit dhe avokatit të tij.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa në ambientet e jashtme u la vetëm vëllai i agresorit. Në seancë nuk ishin të pranishëm familjarët e viktimës, 60 vjeçarit Andrea Xhavara.

Burimet thanë se autori i dyshuar i krimit, Janaq Koleta ka kërkuar nga gjykatësja një masë sigurie më të lehtë. Ai është shprehur se e ka goditur Xhavaren me një shkop, por nuk ka patur qëllim ta vrasë.

I gjithë sherri ka ndodhur për humbjen e një pele në fshatin Labovë. Autori ka pretenduar se viktima i ka vjedhur pelën dhe në debat e sipër të mërkurën në mbrëmje, Koleta e ka qëlluar Xhavaren disa herë me shkop. Ai është rrëzuar dhe nga përplasja në tokë ka humbur jetën.

Prokurorja Ermira Manelli kërkoi sot arrest me burg në gjykatë për 67 vjecarin, ndërsa avokati i tij kërkoi një masë sigurie më të lehtë për shkak edhe të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në përfundim gjyqtarja vendosi që i moshuari të qëndrojë në burg deri në përfundim e plotë të hetimeve për vrasjen e 60 vjecarit Andrea Xhavara.

Free Traffic Exchange