Lleshaj mesazh grupeve kriminale: Pa turistë të huaj do e kemi të vështirë - Lajme - Vizion Plus

2020-06-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbarëvajtja e sezonit turistik ka qenë fokusi i takimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj me drejtuesit e policisë dhe përfaqësuesit e qarkut Fier këtë të premte në parkun e Apolonisë.Duke iu referuar situatës së shkaktuar nga pandemia, ministri tha se ky sezon do të jetë i vështirë për vendin pasi numri i turistëve do të jetë më i vogël.SANDER LLESHAJMINISTER I PUNEVE TE BRENDSHME?Të kompensojmë dëmet e turizmit përmes zgjedhjeve të adresave kombëtare për qëllime turistike. Shumë shqiptarë kanë zgjedhur adresa jashtë Shqipërisë. Por sivjet duhet të zgjedhim adresa. Turizmi dhe masat e marra do të jenë ato që do na ndihmojnë për ta normalizuar dëmin. Dhe ky do të jetë sezoni më cilësor që ne mund ta realizojmë, dhe pse nuk i kemi numrat si vitin e kaluar, mund ta realizojmë përmes investimeve.?Lleshaj kërkoi nga autoritetet që krahas çështjes së sezonit turistik, të vijojë puna për luftën ndaj krimit mjedisor.Gjatë takimit ministri lëshoi një mesazh të drejtpërdrejtë edhe ndaj grupeve kriminale në vend.Sa i takon luftës ndaj kanabisit, Lleshaj deklaroi se ka ardhur koha që ky fenomen të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat.