Ulet numri i rasteve të reja në Shqipëri, 64 pacientë të shtruar në spital - Lajme - Vizion Plus

2020-06-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
50 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Autoritetet shëndetesore konfirmuan se së fundmi janë kryer 330 testime nga të cilat pacientët pozitiv u evidentuan si raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në së fundmi është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.682 persona janë aktualisht aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri apel që të gjithë ata që janë konfirmuar pozitiv por nuk kanë simptoma të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi sepse janë burim infeksioni, ashtu sikurse I njëjti apel vlen edhe për ata që kanë simptoma por nuk kanë bërë ende një test.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.