Qeveria ka shpallur garën për projektin e detajuar për tunelin e Llogorasë.
Ministrja Balluku tha se: Tuneli i Llogorasë, është ëndërr jo vetëm e qeverisë, por e çdo shqiptari. Do nisim një proces të një gare ndërkombëtare.Tuneli do të jetë 6 km i gjatë. Akses i prekshëm nga të gjithë. Nga Dukati në urën e Palasës është 55 minuta, falë tunelit rruga do përshkohet për 7 minuta.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se me projektin synohet që rruga Orikum-Palasë, do të bëhet vetëm në 10 minuta, duke shkurtuar jo vetëm kohën që nevojitet për të përshkruar distancën, por edhe eliminohet vështirësia në lëvizje për shkak të gjarpërimit teksa kapërcehet mali.
?E them me shumë krenari që jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator i turizmit. E kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, se në fund biseda mbyllet me distancën mes vendit të investimit dhe aeroportit më të afërt, përtej faktit që aeroporti i afërt do të ndërtohet, ai i Vlorës, që një tjetër shumë herë i përfolur dhe ai do të ndërtohet, ai i Sarandës, kyçi mbetet Llogorja, pasi distanca zgjatet edhe si kohë dhe vështirësi me segmentin që e njohim të gjithë që gjarpëron për të kapërcyer malin. Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të çohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit?- tha Rama.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#BelindaBalluku#TopChannel