#tvora #rtvoranews
Nuk iu dha fjala në Kuvend prandaj Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vendosi të ta ndajë në rrjetet sociale fjalimin e që do të mbante sot në Kuvend, por që nuk iu dha fjala.
Bushati analizon raportin e qeverisë mbi ecurinë e procesit të integrimit, dhe nënvizon se Shqipëria duhet të adresojë një orë e më parë të gjitha ?detyrat e shtëpisë? që kanë lënë Vendet Anëtare të BE-së qe jane krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, reforma zgjedhore.
Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi.
Le ta mësojmë një herë e mirë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve. Që nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë.
Ndaj, le të dëshmojmë PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT!
Fjalimi i Bushatit
Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim.
Sa herë që ky raport vjen në Kuvend, pavarësisht detyrave dhe funksioneve që kam ushtruar, jam përpjekur të them fjalën time duke e konsideruar analizën vjetore të ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, si momentin më të rëndësishëm politik të vitit.
Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët dhe gjithmonë kam besuar se nuk ka moment më përbashkues politik e shoqëror sesa diskutimi i njëmendtë e jo formal i sfidave reale me të cilat përballet vendi në procesin gjithnjë e më sfidues të integrimit europian.
Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe investimit tim profesional e politik, duke qenë se nuk mu dha fjala në seancë, po ndaj me ju pikëpamjet e mia, i bindur se asnjë forum apo platformë sociale nuk e zëvendëson rëndësinë dhe peshën e foltores së Kuvendit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nuk-i-dhane-fjalen-ne-kuvend-bushati-con-mesazhin-rames-me-video-ne-facebook
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp