Kryeministi Meta ka kërkuar sot gjatë një takimi drejtorit të Agjensisë së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndikojë pranë firmës që merret me studimin e vizibiltietit e terminalit të kontinierëve në Portin e Durrësit në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt dy fazat e tij. Pas përfundimit të këtij studimi i hapet rruga një financimi që pritet nga Banka Europiane e Investimeve që kap shumën 6 milion dollarë.
Për ne tha Meta është e rëndësishme jo vetëm t'i nisim projektet por dhe t'i finalizojmë ato duke u dhënë njerëzve krahas studimeve dhe projekteve, edhe rrugën, portin, aeroportin, ujësjellësin, telefonin dhe elementë të tjerë të standartit të jetesës. Drejtori i Agjensisë Amerikane siguroi kryeministrin se kjo agjensi do të bëjë çmos për të gjetur financime të tjera për studimet dhe zbatimet e tyre.
Ne tha ai do të punojmë dhe për nxitjen e investitorëve amerikanë që vijnë në Shqipëri me investime direkte. Ndërkohë po sot në kuadër të iniciativës së Ballkanit të Jugut janë nënshkruar tre marrëveshje ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Një ndër këto marrëveshje është nënshkruar dhe një marrëveshje mes Agjensisë Amerikane dhe Ministrisë sonë të Transporteve.
Kështu kjo agjensi ka dhururar 1.1 milion dollarë për blerjen e pajisjeve që nevojiten për përmirësimin e porteve shqiptare si ato të Durrësit dhe Vlorës.
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/