Fiks Fare/ Përgjegjësja e kopshtit refuzon fëmijën: "Jeni të dyshuar për covid"!

2020-06-18 1

Fiks Fare trajtoi problemin e një çifti prindërish në Institututin Bujqësor në Tiranë. Fëmija i tyre nuk pranohej në çerdhe, pasi përgjegjësja e kopshtit kishte dyshime se mund të ishin të infektuar me coronavirus.

Sipas nënës në datën 4 të muajit qershor kishte shkuar të merrte djalin në çerdhe dhe përgjegjësja i kishte thënë se nuk mund ta sillte më fëmijën, pasi ajo dyshonte që ishin të infektuar si familje. Ndonëse në mëngjes edhe mbasdite fëmijës i ishte matur temperatura dhe çdo gjë ishte në rregull, përgjegjësja i kishte kërkuar të ëmës që mos ta paraqiste më fëmijën në çerdhe.
Përgjegjësja sqaron se ishte njoftuar nga ambulanca, por nuk pranoi të jepte detaje, madje ajo theksoi se e kishte parë vetë punërorin në dyqanin e familjes. Edhe në një ballafaqim që i ati i fëmijës kishte me pergjegjësen e çerdhes ajo pohon se ka dëgjuar fjalë dhe i ka thënë bashkëshortes, por që në mënyrë të drejtpërdrejt ajo mohon që të ketë kërkuar mospranimin e fëmijës në institucion.
Enkeleda Isaku, drejtore e Zhvillimit e Kujdesit pranë kësaj drejtorie sqaroi se arsyeja e refuzimit të fëmijës sipas informacioneve që kishin , ishte se prindërit kishin refuzuar të bënin vetdeklarimin.Sipas saj, nëna i kishte komunikuar përgjegjëses se punëtori i tyre ishte i karantinuar. "Nëse përgjegjësja e çerdhes është bazuar në dyshime personale, ka thyer etikën" përfundoi drejroresha.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel