Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Rama po mundohet të kapë KQZ-në

2020-06-18 0

#tvora #rtvoranews

Emërimet e komisionerëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është një nga çështjet e cila po diskutohet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore prej disa ditësh, ku edhe sot (18 qershor) sërish nuk u arrit një dakordësi mes palëve politike.

Në një intervistë për Ora News, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë Këshill Oerd Bylykbashi, tha se emërimet në KQZ, është nga tre çështjet kryesore të dakordësuara më 5 qershor.

Oerd Bylykbashi: ''Sot nuk është dakordësuar asgjë. Sot opozita e bashkuar kishte bërë një propozim që në mëngjes me një formulë të dytë për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe simulimin e disa garancive që janë sot në kod. Dakordësia e datës 5 qershor e kishte KQZ-në një nga 3 çështjet kryesore për administrimin e zgjedhjeve që ishte KQZ-ja, futja e identifikimit biometrik të zgjedhësve me qëllim mbrojtjen e kutive nga mbushja e paligjshme e kutive, dhe e treta ishte ruajta e garancive ekzistuese në kodin zgjedhor, edhe në procesin zgjedhor të ardhshëm. Që do të thotë, komisionet e zgjedhjeve të qëndres së votimit, të zonës së administrimit zgjedhor, dhe grupeve të numërimit nuk do ndryshonin në mënyrë që të shmangej kapja 5 me 2 e të gjithë komisionerëve nga PS.''


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-bylykbashi-rama-po-mundohet-te-kape-kqz-ne

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange