Mëngjesin e 15 qershorit Vasili, i cili vuante nga skleroza, doli për të mos u kthyer dot më. Informacionet e para, që mbërritën gjatë transmetimit live e lokalizuan vendndodhjen e tij, po brenda qytetit të Lushnjes, por pa mundur të arrihet në vendin, ku edhe u gjet i pajetë, pranë një banese të braktisur. Një person ka njoftuar familjen, pasi ka mundur të identifikojë 72-vjecarin që kërkohej në emisionin ?Pa Gjurmë?. Me lot në sy, thuajse e pamundur për ta besuar, vajza që e kërkoi një ditë më parë në emision dha këtë lajm te hidhur: