Top News - Njohja e Kosovës/ Vuçiç: Nuk do ndodhë vetëm për BE

2020-06-18 0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do ta refuzonte anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse Beogradi nuk ka përfitime në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqje së pengesave për anëtarësimin e saj në OKB. Pas një takimi me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, Vucic u shpreh se Serbia do të mbrojë interesat e saj pavarësisht se mund të paguajë një çmim të lartë. ?Nëse mendoni se është e mundur që ne të themi se do ta pranojmë Kosovën dhe ajo të hyjë në OKB, ndërsa ne të mos përfitojmë asgjë por do të na thuhet se do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, përgjigjja jonë është jo?, deklaroi ai. Presidenti serb tha se vlerësimet rreth ideve dhe planeve për marrëveshjen me Kosovën që paraqiti në Beograd ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, janë shqetësuese.?Nuk dua të mashtroj njeri ose të fsheh diçka prej opinionit publik në Serbi. Duket se na prêt një periudhë tepër e vështirë, në të cilën do të përballemi me një trysni të madhe, në mënyrë që të realizohen disa plane, të cilat ne nuk i kemi marrë as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht. Por, në bazë të vlerësimeve të caktuara të miqve tanë rusë, më duket se do të na duhet që të jemi shumë të kujdesshëm në vëzhgimin e secilës ide që do të na paraqitet?, theksoi ai. Lavrov do të qëndrojë në Beograd dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Ai tha se do të mbështesin çdo përpjekje dhe çdo hap dhe nismë që vërtetë do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për arritjen e një zgjidhjeje thelbësore dhe të pranueshme, në bazë të Rezolutës 1244.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuçiç#Kosova#TopChannel