Zerimi i TVSH-së për biznesin e vogël, nuk zhduk evazionin fiskal, pasi përsëri ekzistojnë fashat tatimore, që krijojnë hapësira për abuzime. Kështu shprehet eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi për nismën e qeverisë për heqjen e këtij tatimi për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Sipas tij vendosja e fashave nuk është zgjidhje, dhe se pjesë e TVSH-së duhet të jenë të gjithë bizneset.