Ora News - Fatmira Hajdari ikën nga drejtësia e veja e Heroit të Demokracisë nuk justifikoi pasurinë

2020-06-18 0

#tvora #rtvoranews

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e veja e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari.

"Vendim i pritshëm" deklaroi për mediat Hajdari pas vendimit. Ndërsa avokati Maks Haxhia, e cilësoi vendimin të paligjshëm.

"Nuk ishte aspak i ligjshëm. E patë vetë sesi nuk morën asnjë kërkesë," tha ai duke paralajmeruar se do ta ankimojnë vendimin.

Mbërritja ne Gjykate- Zonja Hajdari mbërriti dy minuta para orarës 10:00 kur ishte caktura ora për shpalljen e vendimit.

Trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Gjykimi- Hajdari u hetua në kriterin e pasurisë dhe integritet. Vendimi erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore. Një sërë mosdeklarimesh të pasurisë, deklarime jo të plota në vite dhe mohimi i revokimit të vizës nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, e vunë në pozitë të vështirë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Sipas KPK ajo kishte një bilanc negativ prej 470 mije euro. Gjithashtu në emër te familjarëve rezultonte një godinë 10 katëshe pa leje. Ndërsa ambasada amerikane i revokoi vizë në 2017.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pasuria-shkarkon-nga-detyra-gjyqtaren-fatmira-hajdari

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange