Veri Jug ju njeh me lagunën e Nartës, shtëpinë e flamingove, balerinave në ujrat e kripura të detit Adriatik, që kohët e fundit janë shtuar mjaft, deri në 14 mijë individë. Ç'është laguna e Nartës, ç'përfaqson ajo si vlerë dhe pasuri kombëtare në ecosistemin natyror të vendit tonë. Para syrit të kameras flet drejtorja e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Vlorës Lorela Lazaj. Manastiri i shënMërisë në Zvërnec dhe pylli në ishullin e gjelbërt mbi manastir. Më pas udhëtim drejt plazhit të Zvërnecit dhe dy dalanëve të peshkatarëve, si pasuri ekonomike të lagunës për 28 familje nga Narta. Dalanët, aty ku zanati i peshkatarit trashëgohet brez pas brezi nga burrat dhe djemtë e fshatit dhe katakteristikat natyrore të batic - zbaticave në dalanët e ngritur nga peshkatarët vendas. Në fund një ftesë nga biologia e mjedisit Lorela Lazaj, për të pushuar shqip në plazhet dhe parkun detar të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit. Të dielën, premierë, ora 14:30