Qeveria ka nisur konsultimin publik për një projektligj përmes të cilit synohet identifikimi të gjithë shqiptarëve që kanë para në parajsat fiskale.
Projekt ligji ka thelb të tij regjistrin e pronarëve përfitues, që kanë aksione në kompani offshore dhe janë përfitues të drejtpërdrejtë të aktivitetit të tyre, të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve. Në projekt ligji parashikohet se:
?Regjistri i Pronarëve Përfitues? është një bazë të dhënash elektronike shtetërore, në të cilin regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre, si dhe shërben si arkiv elektronik zyrtar dhe siguron transparencën në fushën e pronarëve përfitues. Të dhëna? janë faktet, aktet dhe informacionet që regjistrohen, njoftohen apo depozitohen në regjistrin e pronarit përfitues, të cilët identifikojnë pronarët përfitues të subjekteve raportuese?.
Ata të cilët nuk do të regjistrojnë të dhënat për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë ndërsa mos-çregjistrimi, ndryshimi të dhënave në regjistër gjobitet me 250 000 lekë. Qeveria thotë në realicionin e projekt ligjit se kjo është një kërkesë e agjencisë europiane kundra pastrimit të parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL).
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgjensiaEvropiane#Government#TopChannel