Bashkejetesa me plehrat (14 Qershor 2000)

2020-06-18 0

Pranë Medresesë ka plasur sherri mes pallateve. Një palë nuk e lë tjetrën të hedhë plehrat poshtë dritares së tyre. 90 familje hedhin mbeturinat e përditshme këtu ndërsa kazani është zhdukur prej kohësh. Sipas banorëve atë e ka hequr një pronar dyqani. Një herë ata janë mbledhur të gjithë dhe vunë kush tre kush pesë mijë lekë. Paguan një makinë e cila ua largoi një herë hedhurinat por nuk u duk më pastaj.
Ndërkohë që vapa po vazhdon mizat dhe mushkonjat janë shtuar pak si tepër ndërsa era e thartirës shëtit sa në tryezën e bukës aq edhe në dhomat e gjumit. Kanë provuar dhe me metodën e Bashkisë me djegie, por tymi dhe bloza i kanë helmuar më keq se pisllëku. Qytetarët shprehen se nuk mbushen dot me ajër.
Bashkë me temperaturën këtu përditë rritet dhe rreziku i një sherri masiv pasi banorëve të këtij pallati u kanë ardhur në majë të hundës plehrat ndërsa pallatet përreth nuk kanë se ku t'i hedhin tjetër plehrat e tyre.

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange