Sali Berisha nuk lejohet ne Kosove (14 Qershor 2000)

2020-06-18 3

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk është lejuar sot të hyjë në Kosovë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Gjana dhe Topalli, kanë shkuar drejt pikës kufitare të Morinës. Forcat e KFOR-it kanë deklaruar thellë se zoti Berisha për arsye sigurie nuk mund të udhëtojë drejt Kosovës. Ndërkohë ata kanë thënë se nuk do të pengojnë njerëzit e tjerë për të kaluar kufirin.
Një gjë e tillë Berishës i është konfirmuar mbrëmë gjatë kontanteve me kryeadministratorin e OKB-së Benard Kushner. Sipas Kushner, UMNIK nuk lejon kalimin e Berishës në Kosovë pasi nuk mund të sigurohet jeta e tij. Këtë e deklaroi dje për Tv Klan dhe zëdhënësja e UMNIK-ut Susane Manuel.
Kështu Berisha pasi ka vendosur sot në mëngjes të kthehet në Tiranë, ka dhënë në Kukës një deklaratë për shtyp ku ka deklaruar se segmentet e caktura të UMNIK-ut në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë penguar vizitën e tij në Kosovë.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange