Nga shtatori mësimi në shkolla apo online? Ademi: Shqyrtojmë disa propozime

2020-06-18 0

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi pretendon se ka strategji për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor por ka vendosur ta mbajë të fshehur. Nëse në shtator nxënësit do të kthehen në bankat shkollore ose do të vijojnë mësimin ?online?, Ademi thotë se kjo do të varet nga gjendja me pandeminë. Pas një sërë pengesat gjatë këtij gjysmë-viti, Ademi nuk tregon as se cilat janë strategjitë e planifikuara për përmirësimin e mësimit eventual ?online?.

Ne kemi formuar një grup të gjerë të punës me miqtë tanë ndërkombëtar, me udhëheqësit e institucioneve arsimore. Propozimet i kemi mbi tavolinë. Cilat propozime do të ishin aktivizuar varet prej rrethanave me të cilat do të ishim përballur. Vërtetë jemi të përgatitur për çdo lloj skenari - tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ademi paralajmëroi se gjatë periudhës verore mësimdhënësit do të trajnohen për realizimin e mësimit nga distanca. Përveç mungesës së strategjisë, lëshime kishte edhe në furnizimin e nxënësve me kartela për internet. Me këto të fundit, shumë nxënës u furnizuan dy ditë para përfundimit të vitit shkollor.

Shpërndarja është bërë përmes qendrave për punë sociale dhe këtu ndoshta mund të ketë pasur ndonjë rast të fëmijëve që me vonesë janë furnizuar me këto kartela. Vlerësoj se siguruam lidhje interneti për ata të cilët më shumë kishin nevojë. Do ta shqyrtojmë për cilat raste bëhet fjalë - deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Pavarësisht problemeve të shumta me mësimin ?online?, semi-maturantët morën dëftesat për t?u regjistruar në shkollë të mesme. Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, do të mbahet test kualifikues në të gjitha shkollat e mesme ku është paraqitur numër më i madh i nxënësve me pikë të njëjta nga numri i paraparë me konkurs. Testi kualifikues është caktuar për më 22 qershor me fillim në ora 10.

Melihate Rustemi

Free Traffic Exchange