Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi ka thënë se për këtë gjë është diskutuar edhe me vetë presidentin francez, Emmanuel Macron. ?Franca pritet të jetë mirëpritëse e samitit në mes të Kosovës dhe Serbisë në javën e tretë të korrikut?, ka thënë Thaçi gjatë intervistës. Sa i përket takimit të 27 qershorit mes përfaqësuesve të Kosovë dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës, ka thënë se ky organizim përbën mundësi të artë për arritje të marrëveshjes në mes të këtyre dy vendeve. Ky takim do të ndërmjetësohet nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog, Richard Grenell. ?Ne jemi duke punuar seriozisht si institucione të Kosovës. Ne shkojmë me vullnetin që të bëjmë përparim. Kemi besim të plotë në përkushtimin e ambasadorit Grenell, dhe gjithë ekipit të administratës së Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër mendoj që është një mundësi që asnjëra palë nuk dëshiron ta humbë, sepse një qasje negative që mund të paraqitet aty do të jetë natyrisht me një çmim, dhe Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar?, është shprehur Thaçi.
Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshje me këtë datë, Kosova dhe Serbia do të jenë humbëse. I pyetur nëse përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian përbëjnë procese të ndara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Kosovës ka thënë se të dyja palët kanë një synim; përmbylljen e një angazhimi tash e më tepër se tri dekada të konfliktit Kosovë-Serbi. Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë ditë më parë se, temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por çështjet ekonomike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaçi#EmmanuelMacron#TopChannel