Gjatë fjalës së tij në Kuvend Edi Rama foli edhe për reformën zgjedhore.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës paralajmëtare dhe asaj jashtë parlamentit.
Nga foltorja e Kuvendit ai pohoi se fjalimet e opozitës në sallë i ngjajnë të njëjtën pllakë gramafoni si ajo e PD-së.
?Po ndodh një proces reformimi në sistemin e drejtësisë, i ndërlikuar, i gjatë, me defektet e veta dhe ndjekja e aseteve kriminale. Ministri i Brendshëm nuk mbledh kamerat, por sot dhe jo dje, policia është e pavarur zoti Valteri. Ju nuk mund të flisni policët kështu dhe policët ashtu. Shikoni të gjitha operacionet nga policia dhe do të shikoni si krimet e kryera më parë, janë hapur autorët. Patjetër që grabitja në Rinas do të bënte lajm të bujshëm, por ju e dini, që organizatorët janë kapur, janë pas hekurave. Ju flisni këtu njëlloj si kryetari juaj, Lulzim Basha. Jeni një tenor më i mirë se ai, me ushtrinë nuk keni lidhje, por me melodinë jeni më familjar se ai. Nga një anë kërkojnë gjithcka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne cfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media.
Ne të gjithë jemi europiane dhe themi ta integrojmë Shqipërinë sa më parë në Europë dhe kur japim argumentet pse jemi më të zotë dominon ajo që nuk ka lidhje me BE-në, kultura e akuzës, shpifjes, fyerjes, përçarjes, sakatimit psikologjik, të një mileti të tërë, që këtu merr shembullin më të keq. Si ka mundësi që kur vini këtu ju apo ata që ishin para jush silleni kundër të gjitha atyre që u kërkoni fëmijëve tuaj në shtëpi, si shpjegohet? Sikur fëmijët tuaj të bëjnë atë që bëni ju këtu, apo baballarët tuaj (PD) secili si prind do të ishte shumë i shqetësuar. Imagjino zoti Valteri nëse ju thërret mësuesja e djalit, apo vajzës, se nuk e di cfarë keni vajza apo djalë, apo jeni në kërkim të një vajze. Ju do u dhimbe koka dhe do të thonit nga doli ky, ndërsa këtu u jepni shembull të gjithë nxënësve se kjo është mënyrë për t?u bërë njerëz të mëdhenj.
Ne nuk jemi engjëj, por as djaj, por as ju. Ti je një ëngjëll djallëzor që shfaqesh këtu në formën e një politikani të ri që nuk ka lidhje me të vjetrën është në rrugën tënde, do të kesh sukses besoj, se na duhen forca të reja në politikë, por nëse vërtetë do të jesh i ri në politikë, mos fol njëlloj si ata që të kanë sjellë këtu, se është mëkati më i madh që ky parlament ka bërë 30 vjet. Nuk ka qeveri që nuk bën gabime, nuk ekziston, por parlament në botë që të jetë një klub ku mblidhen njerëz dhe pa pasur raki përpara i bëjnë të dehurit të duken esëll krahasim me ta nuk ka. Nëse duhet të flasim për integrim duhet të zgjidhim këtë, duke bërë secili pjesën e vet, edhe unë që po flas, nuk e përjashtoj veten...