Top News - Shkarkohet nga Vettingu/ Fatmira Hajdari, probleme pasurie

2020-06-18 0

Ky ka qenë vendimi i trupës gjykuese për gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari, për të cilën u konstatuan probleme të theksuara me pasurinë. E mbrojtur nga avokati Maksim Haxhia, gjyqtarja e apelit del jashtë sistemit të drejtësisë sipas vendimit të shkallës së parë të vettingut. Por pritet që të ketë apelim të vendimit për shkarkimin e saj.
Tre ditë më parë u krye verifikimi i plotë i të dhënave të Fatmira Hajdarit dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

Në deklaratën vetting Fatmira Hajdari ka deklaruar se ka fituar të drejtën e një sipërfaqeje prej 142 metra katror, tre njësi dhe 12 apartamente të ndërtuara mbi një pjesë të truallit.
Hajdari deklaroi se këto apartamente zotërohen prej saj dhe anëtarëve të familjes. Por, komisioni i pavarur i kualifikimit arriti në përfundimin se se gjyqtarja Hajdari nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, as përfundimin e punimeve në objektin 10 katësh.
Nga hetimi i thelluar u konstatua se subjekti ka mungesë financiare për dhjetë milionë lekë të marra në formën e kleringut, ndërsa u vu re edhe një vlerë prej 160 mijë euro si investim, pa u sqaruar burimi i tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FatmiraHajdari#Vetting#TopChannel

Free Traffic Exchange