Një lajm i mirë vjen për të gjithë emigrantët shqiptarë që u gjobitën nga shteti grek gjatë periudhës së izolimit, për shkelje të afateve të lejeve të qëndrimit. Të gjithë ata që u penalizuan me gjoba, do të rimbursohen, dhe këtë njoftim të rëndësishëm e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale cili ka kërkuar nga të gjithë ata që u penalizuan që të fillojnë procedurat për rimbursim. Kujtojmë se kjo masë administrative është vendosur gjatë periudhës kur u mbyllën kufijtë edhe pse u tha se kishte një marrëveshje mes dy shteteve. Edhe pse ka pasur një marrëveshje mes dy shteteve, që shqiptarët nuk do të penalizoheshin edhe pse do të kalonin afatin 90 ditor, duket se "mirëkuptimi" nuk ka funksionuar për të dyja palët, pasi gjatë periudhës së izolimit nuk qene të pakta rastet kur shqiptarët u ndëshkuan me masa administrative Mesa duket është gjetur një zgjidhje për të gjithë ata që janë penalizuar nga data 10 Mars- 1 Qershor 2020. Nga Athina, Artur Bibe, gazetar i TCH, tha se: "Vetë autoritetet greke kanë vendosur që të pranojnë kërkesën e palës shqiptare për të hequr penalitetet për lejet e qëndrimit"
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel